Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është ndalur në rastin e News24, ku sipas saj Tatimet janë përdorur nga ana e qeverisë si një mjet presioni.

Tabaku vuri theksin edhe në faktin që duhet të bëhet transparencë në lidhje me Amnistinë Fiskale, duke ngritur shqetësimin se përfitues nga ky ligj mund të jenë bizneset pranë qeverisë, duke u kthyer në një ligj preferencial.

“Vjet ngritëm rastin e News24 kur Tatimet u përdorën si presion ndaj biznesit të ndershëm, shqetësim që u ngrit edhe nga Këshilli i Europës dhe Reporterët. Ke një ekonomi informale që operon sot në Shqipëri.

Kur u miratua Paqja Fiskale një shqetësim ka qenë edhe transparenca, ku duhej bërë transparencë me listën e fituesve.
Amnistia nuk mund të jetë një ligj i preferuar me ata që janë afër qeverisë. Nëse amnistia është mjet preferencial kthehet në mjet selektiv dhe prek konkurrencë.

Aktet nënligjore duhet të ishin miratuar menjëherë, caktojnë “rregullat” si zbatohet Paqja.
Nuk mund të jetë paqja fiskale favor për biznese afër qeverisë.
Kontrollet fiskale përdoren edhe si mjet presioni ndaj biznesit. Shumë kolegë edhe të majtë e kanë ngritur zërin për këtë problem edhe në Kuvend. Gjoba përdoret si instrument frike dhe presioni”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb