Dramatike është situata me bllokimin e rrugës Prrenjas Librazhd, ku qytetarët kanë mbetur me orë të tëra në terr informativ se çdo të ndodhte dhe se cilën rrugë do të ndiqnin.
Pasi iu tha nga ARRSH se do të përdoret rruga alternative nga aksi Maliq – Moglicë, edhe ajo rezulton prej kohësh e bllokuar. Kjo pasie dhe pse u tha që do të lejohej vetëm kalimi i mjeteve të vogla, tre trajlera janë bllokuar duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.
“U kthyem nga rruga sot ka qenë një katastrofë e vërtetë. U kthyem nga Qukësi policia na tha të ndjekim rrugën për në Lozha, aty ishte e bllokuar tani nuk dimë as ku të ikim. Kam që në orën 13 i bllokuar. Nuk e di ku do të shkojmë tani apo ku do të kalojmë natën”, shprehet një nga qytetarët.
Ndërkohë një moment prekës ka qenë ai kur nga ngarkesa e madhe emocionale dhe tejlodhja nga orët e gjata në pritje, një gruaje i ka rënë të fikët.
“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo përpara se të humbë ndjenjat.
