Situatë dramatike e kanë cilësuar qytetarët atë që po ndodh në Moglicë, në atë që u prezantua si një zgjidhje alternative për të ndihmuar qytetarët të lëvizin, pas bllokimit të aksit Prrenjas-Librazhd.
Një qytetar ka deklaruar për gazetaren e Neës24 Lorena Kodra se në terren ka forca të shtuara policore që po mundohen të rregullojnë kalimin e automjeteve.
“Situatë shumë e keqe në Moglicë. Kemi tre orë të bllokuar pasi u kthyem nga Qukësi. Prezencë policie disa patrulla por situata shumë e rrezikshme. Uroj që ata që nuk kanë dalë akoma të dalin shëndoshë e mirë.
Janë mbi 30-40 fordigo që qendrojnë anës rrugës dhe nuk kalojnë dot”, tha ai.
