Autoriteti Rrugor Shqiptar  ka njoftuar akset alternative që mund të përdoren nga autoveturat dhe mjetet e tonazhit të rëndë, pas bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të situatës së rënduar të trafikut, ARRSH u sugjeron drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative për të shmangur segmentin e bllokuar.

Për autoveturat, rekomandohen këto akse:

Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë, sugjerohet itinerari:

Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës, duke apeluar për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe ndjekjen me kujdes të udhëzimeve të Policisë Rrugore.

ARRSH falënderon qytetarët për bashkëpunimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb