Një statujë thyhet në copa, duke dashur që bashkë me siluetën e portretit të rëndë, të thyejë edhe botën që nënkupton. Jemi në një skenë teatri dhe si në një teatër, as edhe jashtë tij, metaforat, nuk mungojnë. Statuja ra por jo mendësia që e mbajti në këmbë. Pyetjet mbi rënien e simboleve dhe përvojat e transformimit janë thelbi i “Ditëve të kujtesës” organizuar nga ”IDMC” dhe “KAS”. Sipari u ngrit me një teatër dokumentar bazuar në romanin “Manual rrëzimi” të Jonila Godoles.
Më tej, një konferencë bashkoi përvoja evropiane në përballjen me të shkuarën dhe vijimin e mendësisë, në forma të reja e me të njëjtin thelb. Jonila Godole jep perspektiven e saj.
Afrim Krasniqi është dekoruar si student i dhjetorit që kërkoi rënien e regjimit komunist, por dokumenti qw i jepte titullin, bartte krejt simbolet komuniste dhe kjo sipas tij, ilustron Shqipërinë e tranzicionit, që vlerëson një palë, pa hequr simbolet e palës tjetër.
Ditët e Kujtesës janë përpjekje për ta bërë shoqërinë të reflektojë dhe të rigjejë rolin e vet ne proceset demokratike dhe shtetformuese.
