Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë.

Mësohet se një motoçikletë është përplasur me një autoveturë. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, me fraktura në këmbë e kokë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se motoçikleta ka kryer manovër për të hyrë në pikën e karburantit dhe është përplasur me mjetin tip “Opel”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb