VIDEO/ Shembja e urës në aksin Librazhd-Pogradec/ “Shqiptarët duan siguri”, denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
22 Shkurt, 2026 14:31
Madhësia e tekstit:
Ish-deputeti Ervin Salianji ishte sot në terren në zonën e Dragostunjës, pranë urës së dëmtuar në aksin Elbasan–Korçë, duke reaguar për situatën e krijuar që ka izoluar juglindjen prej dy ditësh.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaron se dëmtimi i strukturës ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në shtratin e lumit për përfitime private, duke minuar themelet e urës.
Sipas Salianjit, kjo nuk është një fatkeqësi natyrore, por rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit të infrastrukturës.
Më tej ai thekson se çdo dëmtim i akseve rrugore është provë e dështimit të qeverisjes dhe kërkoi përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve.
Reagimi:
Korrupsioni dhe babëzia e kanë kthyer në torturë lëvizjen e qytetarëve në të gjitha akset Elbasan–Korçë.
Sot isha në Dragostunjë. Aty ku grykësia për të fituar pa fund ka bërë që të “kafshohet” shtrati i lumit, duke minuar themelet, duke thërrmuar betonin mbajtës dhe duke çuar drejt shkatërrimit një urë jetike për zonën.
Kjo nuk është fatkeqësi natyrore. Është pasojë direkte e një modeli qeverisjeje ku lejohet shkatërrimi i lumenjve për përfitime private, ndërsa qytetarët mbeten pa siguri, pa infrastrukturë dhe pa përgjegjës. Çdo metër i dëmtuar është provë e korrupsionit.
Çdo urë e rrezikuar është dëshmi e dështimit. Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për përgjegjësi. Shqiptarët kanë nevoje për siguri!