Tregu më i madh në veri të vendit, ai i Milotit, vijon të funksionojë në kushte tepër të rënduara higjieno-sanitare, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik.
Situata në terren tregon një alarmante; tregu është i pushtuar nga mbeturinat, me gropa të shumta dhe pellgje uji, që krijojnë vështirësi për lëvizjen e qytetarëve.
Në këto kushte tregtohen produkte të ndryshme ushqimore, por edhe rroba e këpucë të përdorura.
Blerësit dhe tregtarët shprehen se tregu është jashtë çdo standardi higjienik dhe infrastrukturor. Sipas tyre, premtimet për një treg me standarde kanë qenë të shumta, sidomos në periudha fushatash, por deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje konkrete.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, duke theksuar se situata aktuale përbën burim të mundshëm infeksioni dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Thirrje u drejtohet autoriteteve që të marrin masa urgjente dhe të mos lejojnë tregtimin e produkteve në kushte të tilla
