Fundjavë pozitive për Anis Mehmetin, të cilit i është dashur shumë pak kohë që të gjejë golin e parë me fanellën e Ipsuiç, skuadër së cilës iu bashkua gjatë merkatos së janarit. Futbollisti shqiptar, I cili e nisi edh këtë sfidë si titullar, arriti të lërë gjurmë ndaj Reksam, duke shënuar në minutën e 20 të takimit golin e barazimit.
Një gol i rëndësishëm, pasi vinte ndaj një skuadre, e cila është rivale në zonën play-off të Championship dhe shihet si një prej ekipeve me pretendime të mëdha për t’u ngjitur në Premier Ligë sezonin e ardhshëm. Ky ishte goli i 9 në këtë kampionat për Mehmetin, i cili ka shënuar 8 të tjerët me Bristol në fazën e parë të kampionatit.
