Mërgim Vojvoda ka qenë protagonist i fitores së shkëlqyer 2-0 të Komos në transfertën përballë Juventusit, duke ngjallur shpresat e skuadrës së tij për një vend në zonën Champions. Komo është aktualisht 1 pikë pas Juventusit të vendit të pestë dhe vetëm 2 pikë pas Romës që mban vendin e katërt.

“Të gjithë ishin shumë të aftë, si ata që e filluan, ashtu edhe ata që hynë më vonë. Jemi një grup i bashkuar, punojmë mirë dhe sot u shpërblyem për këtë punë”, tha fillimisht ai për “DAZN” pas ndeshjes.

“Nuk di të them nëse objektivi është një vend në Ligën e Kampioneve, por është bukur të jesh aty dhe të konkurrosh me këto skuadra të mëdha. Për ne është krenari e madhe, mundohemi të bëjmë të lumtur këtë qytet që e meriton dhe pastaj të shohim në fund se ku do të jemi”, ishin fjalët e mbrojtësit të Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb