Një incident i rëndë sigurie është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kompleksin rezidencial Mar-a-Lago në Florida.

Lidhur me ngjarjen ka folur publikisht Rick Bradshaw, sherifi i Qarkut Palm Beach, i cili ka bërë me dije se rreth orës 01:30 oficerët e sigurisë konstatuan hyrjen e një individi në perimetrin e brendshëm të pronës.

Sipas tij, një zëvendës sherifi dhe dy agjentë të Shërbimit Sekret shkuan menjëherë në zonë për verifikim, ku u përballën me një burrë të bardhë i cili mbante një bidon me benzinë dhe një pushkë.

Autoritetet i kërkuan të hidhte sendet që kishte me vete, por situata u përshkallëzua.

“Personi uli bidonin e gazit dhe ngriti pushkën në pozicion qitjeje. Në atë moment, zëvendësi dhe dy agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan me armë, duke neutralizuar kërcënimin. Ai ndërroi jetë në vendngjarje,” deklaroi Bradshaw.

Pas incidentit, gazetarëve iu shfaq edhe një imazh i armës së sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Mar-a-Lago në momentin e ngjarjes, por në White House në Uashington.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të incidentit vijojnë nga autoritetet lokale dhe federale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb