Ernest Muçi vijon të jetë në formë në Turqi. Sulmuesi kuqezi është shndërruar sërish në protagonist me Trabzonspor, por këtë herë jo për gol. Në sfidën e fituar 1-2 në transfertën e Gaziantep, Muçi dhuroi një asist.

Më saktësisht, në minutën e 24-të, ai shërbeu mirë për Felipe Auguston, i cili nuk fali para porte. Ernest Muçi numëron 4 asiste, ndërsa numëron plot 10 gola të shënuar në 19 ndeshje të këtij sezon të kampionatit turk.

Kartoni i lojtarit kuqezi zotërohet nga Besiktas, por Trabzonspor me gjasë do të blejë përfundimisht kartonin e futbollistit shqiptar.


 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb