Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar për BBC se Rusia ka nisur Luftën e Tretë Botërore.

Megjithatë ai është i bindur që lufta që vijon tashmë prej vitesh nuk do të fitohet nga Moska, por nga Kievi.

Sipas tij, e vetmja përgjigje ndaj Putinit ishte presioni intensiv ushtarak dhe ekonomik për ta detyruar të tërhiqej.

“Unë besoj se Putini e ka filluar tashmë. Pyetja është se sa territor do të jetë në gjendje të pushtojë dhe si ta ndalojë atë… Rusia dëshiron t’i imponojë botës një mënyrë jetese të ndryshme dhe të ndryshojë jetën që njerëzit kanë zgjedhur për veten e tyre”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb