Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaia Kallas, ka deklaruar se vendet anëtare të BE-së mund të mos arrijnë një marrëveshje lidhur me një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Bllokimi i Hungarisë e bëri të qartë se nuk do të arrihej konsensus mbi masat e propozuara, kështu u shpreh u tha Kallas në një takim me gazetarët.

Budapesti njoftoi dje se do të bllokojë miratimin e paketës së 20-të të sanksioneve evropiane kundër Rusisë për shkak të ndërprerjes së furnizimeve të naftës ruse përmes tubacionit Drujba.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian propozoi sanksione të reja kundër Rusisë në fillim të shkurtit kundër sektorit bankar dhe atij të energjisë.

Paketa e re e sanksioneve do të jetë e njëzeta që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022. Por mesa duket kjo paketë nuk do të miratohet

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb