Pas arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi ka reaguar edhe koalicioni VLEN.

Në qëndrimin e tyre, deklarojnë se “BDI po dridhet nga frika”, kjo për shkak se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi”.

REAGIMI:

“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u parë”, thuhet në deklaratë.

Artan Grubi u arrestuan në pikën kufitare të Bllacës, pas akuzohet për korrupsion dhe ishte prej më shumë se një viti në kërkim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: