Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar prej ditësh te Arra e Gurrës, ku juglindja e vendit ka mbetur e bllokuar pas shembjes së rrugës. Në një deklaratë nga selia blu, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për përgjegjësi direkte, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë të korrupsionit dhe ndërhyrjeve të papërgjegjshme në infrastrukturë.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se çdo rrugë e ndërtuar prej tyre është shembur.

“Ajo që po ndodh me juglindjen është dëshmi flagrante se si korrupsioni mund të godasë pothuajse 1/3 apo ¼ e shqiptarëve. Prej tre ditësh e gjithë juglindja e vendit është e dënuar nga një shembje e krijuar absolutisht nga dora kriminale e njeriut të korruptuar.
E pa besueshme. Është një shembje e rrugës dhe urës që nuk mund të ndodhte kurrë nëse nuk do t’i gërryenin lumin dhe mbështetjen e saj në skarpatin e lumit.
Pa asnjë model është ndërhyrë në lumë dhe është shembur ura, hekurudha dhe rruga. Shembuj që nuk kanë asnjë lidhje as me motin dhe as me mbipesha por janë krejtësisht nga dora e njeriut.
Siç e keni parë nuk ka mbetur segment rruge të ndërtuar nga dyshja Rama-Balluku që të mos jetë shembur. Sikur janë ndërtuar me kashtë dhe jo me strukturat e duhura. Të gjitha janë vepra të korrupsionit. Ajo që është më dramatike se vetë shembja është heshtja e organeve të prokurorisë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb