Veç paralizimit të qarkullimit për qytetarët, aksi Librazhd-Pogradec është shndërruar në problematikë madhore edhe për mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë mallra nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Si zgjidhje, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka orientuar shoferet të kalojnë nga Dogana e Bllatës që lidh Shqipërinë e me Dibrën e Madhe, duke ndjekur itinerarin Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë – Maqedoni e Veriut– Pika e Kalimit Kufitar Bllatë – Rruga e Arbrit, për të ardhur më tej drejt Tiranës.

Edhe pse për drejtuesit e kamionëve kalimi nga Maqedonia e Veriut drejt Doganës së Bllatës është parë si zgjidhje nga autoritetet, edhe kjo rrugë paraqet dëmtime të shumta, ku gropat dhe çarjet në asfalt vërehen në të gjithë gjatësinë e aksit. Nga ana e Maqedonisë së Veriut rruga nuk ka dëmtime, duke ofruar dy realitete të kundërta vetëm pak metra këtej dhe andej kufirit.

Pika e Kalimit Kufitar të Bllatës në Dibër u vu në funksion për kalimin e kamionëve, pasi aksi Maliq-Lozhan-Gramsh nuk ofron standarde dhe siguri për udhëtarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb