Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë me helikopter.  Kjo vizitë vjen menjëherë pas përfundimit të takimeve në Korçë.

Ulja është kryer në fushën e aviacionit, nën masa të shtuara sigurie.

Kujtojmë se situata mbetet problematike në aksin Librazhd-Pogradec pas shembjes së rrugës dhe rrëshqitjes së dherave. Si pasojë aksi u bllokua, pasi u kthye në rrezik. Megjithëse u krijua një rrugë alternative edhe ajo shfaqi probleme, çarje dhe rrëshqitje të dherave.

Gjithashtu edhe dy familje u evakuuan për shkak se rrezikoheshin nga rrëshqitja e dherave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: