Nuk ishte një mbrëmje e zakonshme fundjave në Tiranë. Në Parkun Olimpik, mijëra njerëz u mblodhën për një përvojë që ishte njëkohësisht koncert, festival dhe deklaratë kulturore. Padre Guilherme, fenomeni i “DJ priftit”, u ngjit për herë të parë në skenë në Shqipëri I veshur me fanellën e kombëtares, duke e kthyer ndalesën e Hope Tour në një nga eventet më të përfolura të sezonit.

Me rreth 5,000–6,000 pjesëmarrës, atmosfera ishte elektrizuese që në notat e para. Prania e Padre Guilherme mbarti kureshtje dhe emocion: një prift pas tavolinës të DJ-it, duke sjellë set-e elektronike të mbushura me ndjeshmëri, shpirt dhe energji kolektive.

836413628 Pg Kolazh 1280x720 7 100
836413628 Pg Kolazh 1280×720 7 100

Mbrëmja u zhvillua si një festë e hapur. Dritat, tingujt dhe ritmi pushtuan Parkun Olimpik, ndërsa publiku lëvizte lirshëm mes kërcimit, dëgjimit dhe socializimit. Ishte e qartë se nuk bëhej fjalë vetëm për spektakël, por për përvojë të përbashkët.

836413638 Pg Kolazh 1280x720 9 100
836413638 Pg Kolazh 1280×720 9 100

Atmosfera u pasurua edhe më shumë nga zonat e dedikuara të IQOS për përdoruesit e tij, të cilat i dhanë eventit një dimension festiv. Lojërat interaktive mbajtën komunitetin IQOS të angazhuar, ndërsa make-up corner-i shtoi ngjyra dhe kreativitet, duke e kthyer hapësirën në një pikë takimi pë fotografi dhe momente spontane.

Në fund të natës, publiku nuk u shpërnda menjëherë. Rrjetet sociale u mbushën me video dhe reagime, duke reflektuar emocionin dhe përmasat e eventit. Tirana sapo kishte përjetuar një mbrëmje që ndihej njëkohësisht globale dhe thellësisht njerëzore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb