Skuadra e Elfsborgut triumfoi me rezultatin 4 me 0 ndaj Helsingborgut, në ndeshjen e Kupës së Suedisë. Dy gola për ekipin vendas i shënoi futbollisti shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli. Përveç dy golave, 30-vjeçari bëri edhe një asist për bashkëlojtarin e tij, duke filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Zeneli është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Elfsborgut, teksa u ribashkua me suedezët në marsin e vitit 2024 nga Adana Demirspor.
