Në mungesë të ndërhyrjes institucionale dhe përballë një fluksi të pazakontë automjetesh, banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë vendosur vetë sinjalistikë orientuese dhe paralajmëruese në segmentin rural Spathar–Rruga Antike Egnatia–Dardhë–Hotolisht, i cili po përdoret si rrugë alternative pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas.

Ky segment, i projektuar për qarkullim lokal, është kthyer në arterien kryesore që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit, pasi rruga kombëtare mbetet e pakalueshme.

Screenshot
Screenshot

Me qindra automjete në ditë po përshkojnë këtë rrugë rurale, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe parametrave të duhura të sigurisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të shqetësuar për jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, vetë komuniteti ka ndërhyrë duke vendosur tabela paralajmëruese, shenja orientuese dhe sinjalizime të improvizuara në pikat më problematike të segmentit. Ky veprim shihet si një akt përgjegjësie qytetare, por njëkohësisht edhe si një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse.

Banorët theksojnë se rruga alternative nuk mund të përballojë për një kohë të gjatë këtë volum qarkullimi pa ndërhyrje emergjente për përforcim, zgjerim dhe standardizim. Sipas tyre, situata kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet rrugore, pasi ky aks është kthyer në një nyje jetike për lëvizjen, ekonominë dhe emergjencat shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb