Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos. Klubi nga Torino bëri të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se ka liruar Marco Baronin nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë. Klubi falënderon trajnerin dhe stafin e tij për përkushtimin dhe integritetin e treguar”- shkruan klubi.

Torino ka vonuar dhe ka gjetur pasuesin.  Roberto D’Aversa është emëruar në vendin e Baronit.

“Klubi i Futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ia ka besuar menaxhimin e Ekipit të Parë trajnerit Roberto D’Aversa. Trajneri ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026”- shkruan Torino. Kujtojmë që te kjo skuadër luan mbrojtësi i kombëtares, Ardjan Ismajli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb