Fiorentina ka triumfuar 1-0 ndaj Pisës, në ndeshjen e Serie A.  Takimi u vendos nga një gol i Kean, i realizuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, për ekipin violë mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të marrë 3 pikë dhe për të shkuar kështu në kuotën e 24 të tillave.

Ky është suksesi i dytë radhazi për Fiorentinën, që synon që të largohet sa më shpejt të jetë e mundur nga vendet e fundit.  Në krahun tjetër, Pisa është në vendin e parafundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb