Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 19:30 në aksin rrugor Bajram Curri–Qafë Morinë, në vendin e quajtur Kasaj. Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri, R. D., 38 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tropojë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
