E ardhmja e Antoine Griezmann tek Atletico Madrid mund të përfundojë më herët se sa parashikohej. Francezi rinovoi verën e shkuar kontratën e tij me Atletico-n deri në 2027, por në mënyrë të papritur sulmuesi nuk e sheh më vetën në qendër të projektit. Gjatë këtij sezoni, Griezmann është aktivizuar në 35 ndeshje, por dukshëm nuk është më i paprekshëm në sytë e trajnerit Diego Simeone.

Në moshën 34 vjeçare, “bomberi” francez po shqyrton mundësinë për një transferim të mundshëm në MLS, aty ku prej vitesh kërkohet me insistim nga disa prej ekipeve më të rëndësishme, Orlando City Soccer në veçanti. Në Amerikë, merkato nis më 26 janar dhe përfundon më 26 mars, periudhë kjo e mjaftueshme qe Orlanda City Soccer të gjejë një akord me klubin e Atletico Madrid dhe sigurisht me lojtarin.

Griezman mund të largohet si një hero nga Madridi, si lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë e klubit, plot 210 gola.

Në Amerikë, francezin e pret një super kontratë në aspektin personal, ndërsa do të rigjente edhe disa miq të tij për prej vitesh kanë zgjedhur “tokën e premtuar” për të mbyllur karrierën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb