Prej tre ditësh kanë nisur sërish protestat masive në Iran, me pjesëmarrësit kryesorë studentët.

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se studentët kanë të drejtë të protestojnë por kanë paralajmëruar se nuk u lejohet të shkelin vijat be kuqe.

Që nga e shtuna, më 21 janar, studentët janë rikthyer në protesta në universitete të shumta në të gjithë vendin. Kampuse të shumta janë mbushur me të rinj që përkujtojnë ata që vdiqën gjatë demonstratave të janarit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e qeverisë theksoi se ka “vija të kuqe që duhen mbrojtur dhe jo të kalohen, madje as në zemërim e sipër”.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e vendit deklaroi se qeveria i ka përcaktuar forcat detare dhe ajrore të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si organizata terroriste. Ky vendim vjen në përgjigje të vendimit të Këshillit Evropian të enjten, më 19 shkurt, për të përfshirë Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb