Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve, duke shkaktuar tension në zonë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është ndodhur një efektivë i Krimeve të Rënda, i cili kanë ndërhyrë për të ndalur përshkallëzimin e situatës dhe për të vënë nën kontroll të rinjtë që po konfliktoheshin.

Më pas, në mbështetje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja” si dhe patrullat e Rendit, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.

Operatori i News24, Marjus Seiti raporton se konflikti rrezikoi të agravonte edhe më tej, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur stabilizimin e situatës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan në përplasjen mes të rinjve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: