Episodi i racizmit ndaj Vinicius në ndeshjen e Champions League mes Benficas dhe Real Madrid vijon të jetë temë kryesore në mediat portugeze por edhe ato spanjolle.

Së fundmi, “AS”, ka bërë një shkrim për trajnerin e Benficës, Mourinho, i cili nuk do dalë në konferencë para sfidës së kthimit.

“Kur një futbollist i nënshtrohet fyerjeve raciste, edhe nëse vërtetësia e tyre është e pasigurt, të ndalesh te festimi i tij dhe të pyesësh ‘Pse po sillej si idiot?’ është po aq e papranueshme sa të komentosh një rast përdhunimi me fraza si ‘Pse ajo mbante një fund kaq të shkurtër?’. Nëse vetë Murinjo, kur aktivizohet protokolli anti-racizëm, kritikon një festim, do të bënte mirë të vinte në dyshim festimet e tij dhe të rilexonte përkufizimin e ‘hipokrit’.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb