Ish-sulmuesi i famshëm Jurgen Klinsmann ka dhënë mendimin e tij përpara ndeshjes së dytë të raundit të play-off të Champions, aty ku Inter do kërkojë të kualifikohet për në fazën tjetër, pavarësisht humbjen 3-1 në sfidën e parë kundër Bodo/Glimt.
Klinsmann tregon edhe mënyrën sesi zikaltërit, mund t’ia dalin në këtë takim.
“Gabimi më i madh do të ishte t’i trajtonim si fillestarë. Ata nuk do të frikësohen sepse janë një ekip i shkëlqyer me rezultate të mira në Evropë. Ata nuk janë vetëm të fortë në shtëpi, por kanë cilësinë për t’i shkaktuar Interit probleme edhe në Milano. “Zikaltërve do iu duhet të sulmojnë shumë, por pa u zbuluar shumë nga mbrapa sepse dinë si t’ju ndëshkojnë që në rastin e parë.”
“Esposito- Më pëlqen sepse nuk e njeh frikën dhe gjithmonë ka nivelin e duhur të besimit. Nëse gabon, është gjithmonë i frustruar vetëm me veten dhe jo me shokun e skuadrës që ia kaloi topin.”
