Okan Buruk, trajneri i Galatasarayt, kërkoi përqëndrim nga skuadra, pavarësisht fitores 5-2 ndaj Juventusit në aktin e parë të Play Off të Champions.
“Nuk ka mbaruar ende, fituam vetëm ndeshjen e parë. Nesër është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, e dimë që Juve është e fortë dhe se Spalletti është një trajner i shkëlqyer. Po mendojmë për ndeshjen e nesërme, nuk kemi avancuar ende dhe kemi ende 90 minuta për të luajtur.
Nesër është ndeshja e dytë dhe do të jetë ndryshe, kemi një epërsi prej tre golash dhe duhet të luajmë lojën tonë. Në ndeshjen e parë, deri në pjesën e parë, bëmë shumë presion, në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Juve ka lojtarë të veçantë si Yildiz, Conceiçao dhe David.
Nuk jemi të qetë, duhet të jemi më të fortë se sa ishim në ndeshjen e parë. Kemi bërë rotacion në disa lojtarë, Osimhen kishte një problem me gjurin, por është gati të luajë”.
