Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se Evropa do të vazhdojë të kufizojë aftësitë e anijeve cisternë të përfshira në transportin e naftës ruse.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të ndjekim ekonominë ushtarake ruse: do t’i përmbahemi kursit të sanksioneve dhe do të vazhdojmë masat tona kundër ‘flotës në hije’. Nuk mund të ketë paqe pa siguri dhe ne do të vazhdojmë pjesëmarrjen tonë në koalicionin e të vullnetshmëve, pasi siguria jonë është nën kërcënim në Ukrainë”, vuri në dukje ai.

Macron kujtoi se vendet evropiane kanë rënë dakord të ndajnë 90 miliardë euro për Ukrainën.

“Furnizimi me pajisje dhe municione, trajnimi, mbrojtja ajrore dhe forcimi i luftës kundër dronëve do të vazhdojnë”, shkroi presidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb