Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Turke u rrëzua në orët e para të mëngjesit në Balikesir. Si pasojë piloti ka humbur jetën njoftoi prefekti i rajonit, Ismail Ustaoglu.

Sipas prefektit, avioni F-16, i cili i përkiste Komandës së Skuadronit të 9-të të Bazës Ajrore të Balikesir.

Ende nuk dihen shkaqet në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa autoritet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

Avioni është rrëzuar në autostradën Izmir-Stamboll, dhe ekipet po punojnë intensivisht, për të hapur rrugën pasi u mbylla përkohësisht  për arsye sigurie.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb