Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë. Burime pranë pikës së kalimit kufitar kanë thënë se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve.
Gjithashtu do të pajisen edhe me një dokument që të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin rrugën e Arbrit për në destinacion.
“Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se prej orës 10.00, të ditës së sotme, kanë lejuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) për në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Kamionët do të lejohen me të njëjtën tranzit dhe dokumentacion, gjithashtu edhe ato mjete që janë zhdoganuar do të lejohen të kalojnë dhe në rast se kanë të dëmtuar plumbosjen, do të ripajisen me të reja.”, sqaron policia.
Prej 4 ditësh dhjetëra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë por edhe pranë Hotolishtit si pasojë e shembjes së rrugës në Dragostunjë. Një ditë më parë ata lëshuan edhe një apel ndaj shtetit shqiptar që to ndihmonte pasi ndodheshin në situatë të vështirë.
