Partia Socialiste mbledh nesër Grupin Parlamentar, nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Grupi Parlamentar socialist do të mblidhet në orën 11:00. Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje është Pallati Brigadave, ndërsa agjenda do të nis me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku. Mbledhja, sipas agjendës, do të ketë fjalën dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, ndërsa do të shihet se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve për çështjen Balluku.

Kujtojmë se më 5 mars do të jetë seanca plenare, ku do të votohet nga ligjvënësit, nëse do t’i hapet apo jo rrugë arrestimit të Ballukut, e cila akuzohet për disa afera të rënda sa i takon projekteve infrastrukturore, që nga Tuneli i Llogarasë apo dhe Unaza e Madhe.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb