Ronald Araujo ka folur së fundmi për herë të parë për shëndetin e tij mendor, i cili në thelb e mbajti jashtë fushave për disa muaj, nga fundi i nëntorit deri në fund të janarit.

Në një intervistë me gazetën katalanase Mundo Deportivo, mbrojtësi i Barcelonës lë të kuptohet se gjithçka e keqe tashmë ka kaluar dhe se ankthi e depresion janë e kaluara.

“Ndihem shumë mirë. Mendoj se luajta një ndeshje të mirë dhe madje arrita të kontribuoj duke shënuar një gol [bëhet fjalë për fitoren 2-1 kundër Albacete në Kupën e Mbretit më 3 shkurt], gjë që ishte shumë pozitive për mua.

Gjithashtu u ndjeva i fortë fizikisht. Natyrisht, isha i lodhur në fund, sepse kishte kaluar shumë kohë që kur kisha luajtur kaq shumë minuta, por në përgjithësi jam shumë, shumë i lumtur.”

“Që nga Londra, shumë gjëra kanë ndryshuar sepse kam mësuar shumë gjatë kësaj kohe. Mendoj se ishte gjëja e duhur për të bërë pas vendimit që mora. Ndihem ndryshe dhe jam i lumtur për këtë, sepse ndihem më rehat, më i lumtur. Mund të shijoj atë që dua të bëj, që është të luaj futboll, dhe kjo më ndihmon shumë. Ndihem sikur më e keqja ka kaluar dhe tani i shoh gjërat ndryshe”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb