Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se një automjet tip “Benz” përplasi një këmbësore, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se e moshuara ka qenë duke kalua në vijat e bardha në momentin që është përplasur nga makina.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punonin për dokumentimin e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2026, rreth orës 16:45, në lagjen nr.10, pranë vendit të quajtur “Lëndina e lotëve”, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin V. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasen M. P., rreth 65 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në spital.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb