Dramatike është ajo që ka ndodhur me rrugët së fundmi në Shqipëri, ku përveç faktit që juglindja është e paralizuar që prej së shtunës pas bllokimit te Arra e Gurrës, një sërë aksesh të tjera kanë paraqitur problematika.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X” ku ka postuar pamje nga një e rruge në Portugali që është prishur.

Kreu i qeverisë ka bërë edhe ironi, ku shkruan “si ka mundësi që opozita nuk e ka denoncuar në SPAK ngjarjen”.

Postimi i plotë:

Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb