Juristi Indrit Sefa, i ftuar në News24 ka deklaruar se nuk pret asnjë surprizë në seancën plenare ku pritet të votohet në lidhje me imunitetin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ku parashikoi se mazhoranca do të votojë e gjitha sipas urdhrit të kreut të qeverisë Edi Rama.

Ai u shpreh se në rast se PS do të vendosë të mbroje deri në fund Ballukun, do të ketë pasoja për vendin dhe vetë mazhorancën.

Duke u ndalur në situatën e krijuar së fundmi me rrugët, Sefa tha se është një situatë e rëndë, duke pasur parasysh faktin që çdo vit prokurohen mln euro vetëm për mirëmbajtjen e tyre.

“Nuk e besoj që brenda mazhorancës të ketë ide kundër qëndrimit të Ramës, nëse ai thotë votojmë pro të gjithë votojnë pro, madje edhe vetë Balluku voton pro.

Ndërkombëtarët e kanë thënë, mazhoranca duhet të adresojë çështjen e imunitetit të Ballukut.

Kjo i ka bërë asaj të qartë që nga vendimmarrja varet e ardhmja politike e PS dhe rruga europiane e vendit.

Nëse Rama bën kumar politik, mendoj se do të ketë pasoja shumë të rënda për të personalisht dhe mazhorancën, duke mos harruar që vendit i pengohet rruga drejt BE.

Aleatët tanë e kanë bërë të qartë që vija e kuqe të mbështetjes së tyre është SPAK.

Qindra mln euro prokurohen çdo vit vetëm për mirëmbajtjen rrugore”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb