Champions League luajti këtë të mërkurë ndeshjet e radhës së Play Off.

Juventus eleminohet nga Galatasaray në një sfidë thriller. Ekipi turk fitoi 5-2 në Stamboll, por në Torino bardhezinjtë triumfuan 3-2.

Në “Allianz Stadium”, të besuarit e Spalletit dërguan takimin në shtesë, pasi realizuan 3 herë.

Golat e Locatelli, Gatti dhe Mckennie ndezën shpresat për italianët, që bënë një lojë mjaft të mirë, edhe pse luajtën për një pjesë loje me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Kellyt.

Në shtesë, Galatasaray u zgjua dhe siguroi kualifikimin me golat e  Osimhen dhe Yilmaz.

Vazhdon garën në Champions Reali i Madridit. Pasi mundën 1-0 Benficën në aktin e parë, në sfidën e kthimit, Los Blancos thyen portugezët me shifrat 2-1.

Barazim 2-2 mes PSG dhe Monaco, me parisienët që i falen suksesit 3-2 në ndeshjen e parë dhe tashmë shkojnë në fazën tjetër.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb