Një seri shpërthimesh u dëgjuan në orët e para të mëngjesit në qendër të Kievit, raportoi një korrespondent i AFP-së, pak pasi autoritetet e kryeqytetit ukrainas shpallën alarmin në pritje të një sulmi ajror rus.
Sulmi ndodhi disa orë para se të zhvilloheshin bisedimet midis SHBA-së dhe Ukrainës në Gjenevë , si pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës, e cila tani ka hyrë në vitin e saj të pestë.
“Armiku po sulmon qytetin me mjete ajrore pa pilot dhe raketa balistike. Mbrojtja ajrore ka ndërmarrë veprime. Qëndroni në strehimore deri në fund të alarmit!”, theksoi kreu i komandës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, nëpërmjet Telegramit.
Përveç Kievit, edhe qytete të tjera ukrainase u shënjestruan nga sulmet ajrore gjatë natës.
