Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave. I njohur për publikun shqiptar për rolin e “Osmanit” në serialin historik Kuruluş: Osman, i transmetuar edhe në TV KLAN, aktori duket se po ndjek një strategji të qartë zgjerimi në fushën e pasurive të paluajtshme.

Pas blerjes së një vile luksoze me 11 dhoma në Abu Dhabi dhe tre apartamenteve në rezidenca të ndryshme në Dubai, së fundmi është zbuluar edhe një tjetër investim i rëndësishëm në Turqi.

Burime pranë mediave turke bëjnë me dije se Özçivit ka blerë rreth 30 apartamente në zonën Eyüpsultan të Stamboll. Për këtë investim, aktori raportohet të ketë shpenzuar rreth 4.3 milionë euro, duke bashkëpunuar me një agjent të vetëm imobiliar.

Investimet e shumta në pasuri të paluajtshme duket se konfirmojnë orientimin e aktorit drejt krijimit të një portofoli të qëndrueshëm financiar, duke u fokusuar në tregjet më të kërkuara dhe me potencial të lartë zhvillimi në rajon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: