Polonia synon të rrisë më tej shpenzimet e mbrojtjes këtë vit – mes shqetësimeve në rritje për shkak të kërcënimin rus, tha sot ministri i Jashtëm, Radosław Sikorski në një fjalim në parlament.

Shpenzimet e mbrojtjes pritet të arrijnë 4,8% të produktit të brendshëm bruto (PBB) në vitin 2026, me më shumë se gjysmën e 46,6 miliardë eurove të planifikuara, të destinuara për blerjet e pajisjeve të reja ushtarake.

“Polonia duhet të ndërtojë një forcë të armatosur, të aftë për të penguar përgjithmonë presidentin rus Vladimir Putin”, tha Sikorski.

Anëtari i BE-së dhe NATO-s, Polonia vendosi të shpenzonte 4,7% të prodhimit të saj ekonomik, për mbrojtjen në vitin 2025, duke e renditur atë ndër vendet me shpenzimet më të larta të aleancës.

Në qershor, NATO ra dakord që shtetet anëtare të investonin të paktën 3,5% të PBB-së në shpenzimet kryesore të mbrojtjes, dhe 1,5% të tjera të destinuara për sektorë të lidhur me mbrojtjen, siç është infrastruktura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb