Në një intervistë për GDS, Arrigo Sacchi u shpreh se eleminimi i Interit nga Bodo/Glimt në Champions e ka befasuar. Ai bëri analizën e tij, duke u ndalur në disa pika.

“E pranoj që i kisha vënë shumë para Interit. Besoja se ata mund të avanconin për të paktën tre arsye: 1 – Superioritetin e tyre teknik ndaj kundërshtarëve, të cilët në ndeshjen e parë kishin shfrytëzuar avantazhin e fushës (bari artificial) dhe kushtet e akullta për t’i mbajtur zikaltrit jashtë garës. 2 – Ekipi i Kivut po shijon një formë të mirë, siç dëshmohet nga epërsia e tyre në ligë (+10 pikë mbi Milanin e vendit të dytë).

3 – Entuziazmin e turmës së San Siros, e cila, në netë të caktuara, është vërtet një bishë tjetër. Në vend të kësaj, të gjitha këto arsye, të frymëzuara nga logjika dhe jo vetëm nga dashuria e tyre për një ekip italian, u shuan. Bodo Glimt eliminoi Interin dhe vendimi është vërtet tronditës. Në fund të fundit nuk vlejnë korrnet (që Inter i pati me shumicë, por golat – ka thënë ai. Pas triumfit në Champions, njerëzit në Norvegji vazhdojn t festojnë. Disa po e krahasojnë fitoren e Bodos me “festivalin e vërtetë që u mbajt dje në Itali” (duke iu referuar Sanremos), ndërsa të tjerë po shkruajnë:

“E kemi shkelur përsëri “La Scalën” . Mendimet e tyre, sigurisht, janë tek ekipi kombëtar. Të gjithë po festojnë suksesin e Bodos, federata, trajneri dhe duket se disa nga lojtarët e ekipit morën komplimente direkt nga Haland. E vërtetë apo legjendë? Askush nuk e di, por mundësia është aty. “Nuk jemi më superiorë vetëm në ski”, është një tjetër nga komentet më të njohura, së bashku me atë klasiken: “Ne u kënduam atyre “O Bella Ciao”. Kush e di nëse katër vjet më parë Murinho imagjinonte që Bodo do të arrinte me meritë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve. Ai me siguri parashikoi një ngritje të shpejtë. Gjë që tani është e qartë për të gjithë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb