Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun për korrupsion dhe standarde të dyfishta në raport me drejtësinë.

Në reagimin e tij, Balliu shprehet se “Rama dhe Lubia kanë 14 vite që fusin në burg shqiptarët për drita, për kupona dhe tani edhe për parkim të dyfishtë”. Sipas tij, ndërkohë që qytetarët përballen me ndëshkime për shkelje të vogla, përfaqësues të lartë të qeverisë nuk mbajnë përgjegjësi për aferat që opozita i konsideron si korruptive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klevis Balliu (@klevis_balliu)

Deputeti demokrat akuzon drejtpërdrejt Ballukun, duke pretenduar se ajo “ka vjedhur me urdhër të shokut të saj Edi Rama”, ndërsa shton se “para se të shkojë Balluku në burg, duhet të shkojë Rama”. Ai i cilëson si hipokrite deklaratat publike të përfaqësuesve të qeverisë për drejtësinë, duke thënë se “dalin e mbajnë leksione për dy orë rresht”.

Në fund të mesazhit të tij, Balliu u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar: “Të shtunën në orën 18:00, të bashkohemi në protestë që në burg të shkojnë pushtetarët e korruptuar, jo qytetarët.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb