“Erjoni sh.p.k” merr ekskluzivitetin nga “Binghatti Developers” për shitjen e pronave të projekteve të tyre në Dubai, për Shqipërinë dhe rajonin. Themeluar në vitin 1995, “Erjoni sh.p.k” është shndërruar në një zhvillues të konsoliduar në tregun shqiptar, i njohur për cilësinë, besueshmërinë dhe projektet ambicioze. Kompania sjell në këtë bashkëpunim dekada përvojë dhe partneritete të forta profesionale.

Zv/presidentja e Hysenbelliu Group, Fabiola Hysenbelliu tha se ky partneritet transformues mes “Erjon Construction” dhe “Binghatti Real Estate” është një bashkëpunim që lidh Shqipërinë, Dubain dhe tregjet kryesore në mbarë Europën.

Fabiola Hysenbelliu: Sot, jam krenare të theksoj një partneritet transformues mes Erjon Construction dhe Binghatti Real Estate një bashkëpunim që lidh Shqipërinë, Dubain dhe tregjet kryesore në mbarë Evropën. Një aleancë biznesi, një bashkim strategjik i forcave plotësuese, ambicies së përbashkët dhe një vizioni të guximshëm për zhvillimin modern.Binghatti Real Estate njihet globalisht për shkëlqimin arkitektonik, gjuhën e saj të veçantë të dizajnit dhe përkushtimin e pakompromis ndaj cilësisë. Në Dubai, ata kanë realizuar vazhdimisht projekte ikonike që ripërcaktojnë jetesën luksoze dhe vendosin standarde të reja për inovacionin. Ata nuk reagojnë thjesht ndaj trendeve të tregut — ata i krijojnë ato.

Znj.Fabiola Hysenbelliu e cilësoi këtë bashkëpunim si një hap strategjik drejt zhvillimeve me standarde ndërkombëtare.

Fabiola Hysenbelliu: Erjon Construction sjell ekspertizë të thellë rajonale, partneritete të forta lokale dhe një përkushtim të palëkundur ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe të orientuar nga komuniteti në Shqipëri dhe në Evropë. Me një kuptim të thellë të tregjeve evropiane në zhvillim dhe të peizazhit të investimeve, Erjon Construction është konsoliduar si një forcë e besueshme në realizimin e projekteve rezidenciale dhe komerciale me ndikim të lartë.Së bashku, po krijojmë një platformë të fuqishme zhvillimi që lidh:

* Mjedisin dinamik dhe me rritje të lartë të Dubait

* Mundësitë në zgjerim në Shqipëri

* Potencialin strategjik të investimeve në mbarë Evropën

Binghatti Developers njihet ndërkombëtarisht për arkitekturën e guximshme, fasadat ikonike dhe vizionin inovativ në zhvillimin e projekteve rezidenciale dhe komerciale. Zv/presidenti i “Binghatti Developers” Alex Hardy tha se Binghatti Developers u themelua në vitin 2008 dhe është një ndër zhvilluesit më të mëdhenj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Alex Hardy: Gjatë vitit të kaluar kemi arritur nivelin më të lartë të shitjeve në Dubai, ku një dublex kushton deri në 150 milionë dollarë në rezidencat Bugatti në Dubai. Vitin e kaluar ishim zhvilluesi kryesor sa i përket volumit të shitjeve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pra, Binghatti si brand dhe si kompani është forcuar në mënyrë të vazhdueshme. Një nga arsyet që klientët na mbështesin është për shkak të shpejtësisë sonë për të marketuar. Ne kemi në pronësi gjithçka, nga arkitektura dhe dizajni, ku ne dizajnojmë projektet, deri në ndërtim; zgjedhim materialet e duhura dhe gjithashtu punësojmë forcën tonë punëtore për të zhvilluar dhe ndërtuar projektet tona.

Dorothee Brisdoux, Menaxhere e Larte e Shitjeve “Binghatti” tregon se përse duhet të bëni një investim në Dubai.

Dorotheee Brisdoux: Pika kryesore dhe ajo për të cilën të gjithë janë të interesuar është për të mos paguar kaq shumë taksa. Në Dubai nuk ka taksa për fitim kapitali apo për të ardhurat personale. Kjo është gjë e mirë, investim pozitiv pa taksë.

Së dyti, është qyteti i tretë më i sigurt në botë dhe kjo ju jep besim. Sepse në Britaninë e Madhe dëgjojmë për shumë problematika dhe së treti shumë njerëz që duan të shkojnë nga Europa në Azi, do të kalojnë ndoshta në Dubai për disa ditë dhe ju mund të blini një pronë ose ta merrni atë me qira.

Përmës këtij bashkëpunimi me “Erjoni Ndërtim” në Shqipëri, synohet të kombinohet ekspertiza lokale me mundësitë ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillime në Shqipëri, Dubai dhe më gjerë në tregun evropian.

Ejona Skenda: Kjo është një mundësi shumë e mirë që nëpërmjet “Erjonit” ju vjen një nga kompanitë më të mira që ecin shumë shpejt dhe kjo është një nga avantazhet në tregun blerës në Shqipëri dhe rajon. Nëpërmjet “Binghatti Developers” dhe Erjoni, Dubai ju vjen në Tiranë.

Edhe themeluesja e “Kismet Property Solution” vlerësoi këtë bashkëpunim.

Nina Tavakoli, themeluese e “Kismet Property Solution”: Kam kënaqësinë të punoj me kompaninë Erjoni dhe jam e kënaqur t’ju mbështes me pyetjet që keni sa i përket pronave në Dubai dhe si ekip do të jem e kënaqur t’ju ofroj mundësitë më të mira të investimit.

Përfaqësuesit e “Erjoni” sh.p.k dhe “Binghatti Developers” u shprehën të bindur se ky partneritet shënon fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë dhe investimesh të suksesshme, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e tregut shqiptar të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb