Disfata në Champions “djeg” akoma në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, është ende e freskët për t’u harruar kaq lehtë, fakt që konfirmoi edhe Damien Comolli, drejtori i deleguar i Juves: “Nuk e kam marrë ende veten, mendoj se do të më duhen vite për ta harruar këtë eliminim”, u shpreh Comolli.
Ky fakt, ashtu siç u shpreh edhe Giorgio Chiellini, menjëherë pas ndeshjes kundër Galatasary, nuk ndikon aspak në të ardhmen e trajnerit Luciano Spalletti. Për të konfirmuar teknikun “azzurr” në krye të Juves mendoi edhe drejtori i deleguar:
“Kur po kthehesha në shtëpi, po mendoja se kemi në dispozicion një skuadër të mirë, një skuadër që nuk i duhet shumë për të luftuar për titullin në Serie A. Nëse më duhet të synojmë diçka, ajo është vazhdimësia. Duhet të mbajmë të njëjtin trajner, të kemi të njëjtën strategji dhe të njëjtin stil loje. Në 2-3 vitet e fundit kemi ndryshuar 7-8 trajnerë, kjo nuk është normale. Vazhdimësia e një projekti është thelbësore. Skuadra është e bashkuar dhe kjo është falë punës së bërë nga Spalletti. Jemi në rrugën e duhur, na duhet vetëm vazhdimësi”, u shpreh drejtori i deleguar i Juves.

Kjo deklaratë e Comolli-t mori edhe vëmendjen e faqeve të para të mediave italiane: “Spalletti qëndron këtu. Comolli: Do e bëjë Juven fituese”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport.
