Tragjik ka qenë fati i një 17-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek.

Mësohet se shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë në bark, ndërsa si fillim deklaroi se ishte përplasur me makinë. Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, i lënduar me thikë, që po ashtu deklaroi se ishte përfshirë në një aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb