Pas shortit të Champions dhe Ligës së Europës, në Nion të Zvicrës ishte radha për Ligën e Konferencës. Ky short u rezervua prej orës 14:00 për kompeticionin e tretë më të rëndësishëm në Europë.
Sot u mësua kështu rrugëtimi deri në finalen e madhe të Lajpcig. Ndeshjet e para do të jenë ato të fazës 1/8. Takimet janë me sistemin e zakonshëm vajtje-ardhje, ku e para rezervohet më 12 mars dhe sfida e kthimit me 19 mars.
AEK-u i Athinës ku aktivizohet Thomas Strakosha do të përballet me Çeljen. Në anën tjetër është edhe Ivan Balliu, që me Rajo Vajekanon do tentojë eliminimin e Samsunspor.
SHORTI PËRFUNDIMTAR
Kristal Palas – AEK Larnaka
Sigma Olomuk – Mainz
Lek Poznan – Shakhtar Donetsk
Samsunspor – Rajo Vajekano
AZ Alkmar – Sparta Pragë
Çelje – AEK Athinë
Fiorentina – Rakov
Rijeka – Strasburg
