Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim të Muzeut Nënujor, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth zonës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur në katet nën tokë të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet për t’u shndërruar në muze të Botës Nënujore. Dyshohet se zjarri ka nisur në materialet e polisterolit të përdorura gjatë punimeve.

Tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në ajër, duke alarmuar komunitetin përreth dhe duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e ndërtesave pranë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Falë reagimit të shpejtë të tyre, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është fikur plotësisht.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb