Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Martens thekson se kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, ndonëse jo të gjithë do ta mbështesin.
Coming up: A joint initiative by Albania’s Prime Minister Edi Rama and Serbian President Aleksandar Vučić on EU enlargement. The move is likely to stir quite some attention, even though many will disagree. More soon in Frankfurter Allgemeine Zeitung/FAZ.
— Michael Martens (@Andric1961) February 27, 2026
Ai bën me dije se detaje të plota mbi këtë iniciativë do të publikohen së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord”, shkruan Martens në postimin e tij në “X”.
